DMSH: Takim pune i drejtorit Angellov me përfaqësuesit e Asociacionit të atasheve ushtarakë

nga D. V.

Shkup, 6 shkurt – Drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpërtim (DMSH), Stojançe Angellov sot, së bashku me ekipin e Drejtorisë, mbajti takim pune me përfaqësuesit e Asociacionit të atasheve ushtarake të akredituar në Maqedoni të Veriut.

Siç informojnë nga DMSH, takimi ishte pjesë e aktiviteteve programore të asociacionit dhe pati për qëllim njoftimin e atasheve me sistemin nacional për mbrojtje dhe shpëtim, si dhe me sistemin për menaxhim me kriza.

“Atashetë ushtarakë patën mundësi të parashtrojnë pyetje dhe përmes diskutimit interaktiv dhe këmbimit të përvoja në fushën e mbrojtjes dhe shpërtimit gjatë situatave urgjente u sendërtuan njohuritë për këtë fushë e cila nuk është në një vëllim të tillë në profilimit të tyre ushtarak, edhe pse armatat janë faktor i konsiderueshëm në mbrojtjen dhe shpëtimin e qytetarëve”, thuhet në kumtesën e DMSH-së.

Nga atje shtojnë se Angellov, të gjithë të pranishmëve u dorëzoi palketa rasti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More