Donjeta Sadiku ia siguron Kosovës medaljen e parë

Nga Xh M
671 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Boksierja Donjeta Sadiku ia ka siguruar Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Donjeta në çerekfinale fitoi ndak turkes Esmanur Lok, të hënën pasdite.

Meçi i kategorisë deri 60 kilogramë ishte shumë i fortë. Donjeta dominoi në raundin e parë, por boksierja turke reagoi në të dytin. Në raundin e tretë janë shkëmbyer shumë goditje. Megjithatë goditje më të pastra dha boksierja kosovare që në fund fitoi me vendim të ndarë të gjyqtarëve, 4:1.

Emanur Lok kishte pëparësi në gjatësi, që e shfrytëzoi jo pak. Por në shprehje erdhi përvoja e boksieres kosovare.

Me kalim në gjysmëfinale, Donjeta e ka të sigurt të paktën medaljen e bronztë mesdhetare. Por do ta kërkojë të artën. Në kategorinë deri 60 kilogramë janë vetëm gjashtë boksiere. Në gjysmëfinale, të martën, Donjeta përballet me boksieren e Greqisë, Sofia Legaki.

Në “Taranto 2026” kanë garuar edhe katër boksierë. Të gjithë i kanë humbur luftërat e para. Kështu Donjeta Sadiku vazhdon ta ruajë nderin e boksit kosovar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër