Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për ‘asketin’ e kryeministrisë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 gusht Zhurnal.mk – Teksa largohej nga mbledhja e ditës së parë me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama u afrua i ngrysur tek Mercedesi Benz S-Class, ngjyrë e zezë që e priste parkuar në oborrin e vilës qeveritare.

Derën e mjetit ndërkohë mbahej hapur nga shoqëruesi i tij. Sapo morën sinjal se KM po afrohej, gardistët e tjerë u vunë menjëherë në lëvizje.

Rama u afrua shpejt. Me fytyrën e njeriut të ezauruar nga orët sfilitëse të punës për t’i gjetur zgjidhje halleve të këtij populli, ai u ul në sediljen e pasme të një nga mjeteve më të shtrenjta dhe më të sofistikuar në segmentin e sedanëve luksozë.

artikuj të ndërlidhura