Prishtinë, 14 prill Zhurnal.mk – Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka deklaruar se institucionet nuk janë jashtë afateve në trajtimin e çështjen e presidentit.
Sipas tij, puna në institucione po zhvillohet më intensivisht se më parë, ndërsa vonesat janë pasojë e jofunksionalitetit të Kuvendi i Kosovës gjatë vitit të kaluar.
“Nuk jemi jashtë kohe, ne po punojmë si asnjëherë më parë. Vitin e kaluar Kuvendi ka qenë jofunksional dhe shumë ligje të rëndësishme kanë mbetur në pritje”, u shpreh Dugolli.
Ai theksoi se aktualisht po trajtohen si prioritete çështjet e mbetura pezull, duke shtuar se një vit mosfunksionim i Kuvendit ka krijuar pengesa të konsiderueshme në proceset institucionale.
Dugolli: Mbi 20 ushtarë të FSK-së drejt misionit në Gaza
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, në ”Click” ka bërë të ditur se dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misionin në Gaza pritet të fillojë me një numër simbolik prej mbi 20 ushtarësh.
Sipas tij, ky numër nuk është strikt dhe mund të ndryshojë në varësi të nevojave të misionit. Dugolli theksoi se institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e pjesëtarëve të FSK-së.
“Fillimisht do të shkohet me një numër simbolik mbi 20 ushtarë, por kjo nuk është strikte”, u shpreh ai.
Ai shtoi se janë siguruar mbulime të plota për sigurime jetësore dhe shëndetësore, ndërsa Qeveria e Kosovës ka dhënë zotim për mbështetje financiare për secilin pjesëtar të angazhuar në mision.
Sipas Dugollit, ekziston edhe bazë ligjore për këtë angazhim, ndërsa Qeveria ka miratuar një plan që parasheh ndarjen e deri në 300 mijë euro për person për misione të tilla.
“Qeveria garanton për secilin person që shkon atje”, theksoi Dugolli, duke nënvizuar përkushtimin institucional për këtë mision ndërkombëtar.
”Bordi i Paqes”, Dugolli: Kjo çështje do të ratifikohet
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se angazhimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misione ndërkombëtare, përfshirë Gazën, është një mundësi që nuk duhet humbur.
Duke folur për marrëveshjet në kuadër të ashtuquajturit “Bordi i Paqes”, Dugolli theksoi se dërgimi i FSK-së është derivat i këtyre angazhimeve dhe ka rëndësi të veçantë për vendin. Sipas tij, çdo vonesë mund të rezultojë në humbje të mundësive, duke rikujtuar se një rast i tillë është humbur edhe vitin e kaluar.
“Është e rëndësishme që të mos humbet kjo mundësi, pasi nëse vonohemi, mund të humbasim siç ka ndodhur vitin e kaluar”, u shpreh ai.
Dugolli shtoi se forca stabilizuese në Gaza përbën element kyç, veçanërisht duke pasur parasysh interesimin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë mision. Ai theksoi gjithashtu se Kosova është pjesë e strukturave relevante ndërkombëtare dhe se marrëveshja pritet të ratifikohet.
“Jemi anëtarë të Bordit të Paqes dhe kjo çështje do të ratifikohet”, përfundoi Dugolli.
Dugolli: Angazhimi në Gaza, mundësi për FSK-në të dëshmojë kapacitetet
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka deklaruar në “Click” në RTV21 se përfshirja e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misione ndërkombëtare është një proces i planifikuar që nga fillimi.
Sipas Dugollit, i gjithë procesi është dizajnuar në mënyrë që FSK të dëshmojë kapacitetet dhe profesionalizmin e saj në skenën ndërkombëtare, duke kontribuar në ruajtjen e paqes.
i theksoi se një angazhim i mundshëm në Gaza do t’i japë FSK-së mundësinë të tregojë aftësitë e veta në operacione paqeruajtëse.
“Që nga fillimi, procesi është komplet i dizajnuar që FSK të tregojë aftësitë e veta për të kontribuar për paqen në Gaza dhe do të ketë mundësi të tregojë aftësitë e veta”, u shpreh Dugolli.
