Durmishi: Janë shpallur dy thirrje të reja publike prej 7 milionë denarë për industrinë përpunuese

Nga D V
558 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 gusht, Zhurnal.mk – Ministria e Ekonomisë dhe Punës ka shpallur dy thirrje të reja publike me mbështetje financiare të përgjithshme prej 7 milionë denarësh, të destinuara për përmirësimin e konkurrueshmërisë së kompanive vendore nga industria përpunuese.

Me thirrjet publike sigurohet mbështetje konkrete në dy fusha të rëndësishme – forcimi i bashkëpunimit mes kompanive dhe universiteteve përmes projekteve të përbashkëta, si dhe futja, zbatimi dhe certifikimi i standardeve dhe zhvillimi i praktikave të përgjegjësisë shoqërore.

“Përcaktimi ynë është që mbështetjen publike ta orientojmë drejt masave që krijojnë vlerë afatgjatë për kompanitë dhe ekonominë. Me këto dy thirrje publike sigurojmë gjithsej 7 milionë denarë për industrinë përpunuese, me fokus tek inovacionet, njohuritë, teknologjitë e reja, standardet dhe konkurrueshmëria më e madhe. Duam që kompanitë vendore të jenë më të forta, më moderne dhe më mirë të përgatitura për prezantim në tregjet evropiane dhe botërore”, deklaroi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër