Durmishi: Paga minimale më shumë është temë e politkës së përditshme sesa kërkesë reale

nga admin

Shkup, 18 shkurt – Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot njoftoi se paga minimale është më shumë një temë e politikës së përditshme sesa një kërkesë reale.

Në seancën e sotme të Kuvendit, e cila i ishte dedikuar pyetjeve të deputetëve të opozitës, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të Të Majtës, Amar Mecinoviq, Durmishi informoi se në vend ka gjithsej 700.000 të punësuar, prej të cilëve 100.000 në sektorin publik, ndërsa 600.000 të tjerë në sektorin privat. 

“E dimë se nga këta 300.000 që marrin pagë minimale janë të regjistruar në kompanitë e tyre si tregtarë individual, të cilët nuk varen nga paga minimale, por nga të ardhurat që hyjnë në firmat e tyre. Nëse shikohet ky numër në përqindje, tregtarët individualë përbëjnë rreth tre ose katër për qind të të punësuarve që kanë pagën minimale në vendin tonë. Të gjithë të tjerët kanë pagë më të madhe se paga minimale dhe ne jemi të obliguar të kujdesemi për këta të punësuar nga tre ose katër për qind”, tha Durmishi. 

Ai theksoi se si Qeveri deri tani disa herë kanë deklaruar se nuk janë kundër rritjes së pagave ose të pagës minimale.  

Në lidhje me vlerën e pagës minimale, ministri tha se ne jemi para vendeve të rajonit sa i përket fuqisë blerëse përmes pagës minimale. 

“Mund të kemi edhe pagë minimale prej 1000 euro, por sa vlenë ajo pagë. Ne kemi fuqi blerëse më të madhe se Çekia, Lituania, Shqipëria, Mali i Zi, Turqia, por ne duhet t’i arrijmë vendet evropiane si Belgjika, Gjermania, Kroacia etj. Ne punojmë për të mbështetur sektorin privat për të arritur deri te ajo pikë dhe çdo vendim ad hoc, e cila nuk bazohet në parametra ekonomikë do të kontribuojë në atë që themi gjithmonë, nëse kompanitë mbyllen siç thoni ju, por ka punonjës atje që do të mbeten pa punë. Dhe nëse kemi pagë minimale me vendim ad hoc, siç është kërkesa që ne e quajmë kërkesë politike, fuqia blerëse do të ulet dhe inflacioni do të rritet. Në janar kemi 0,7 pë qind ulje të inflacionit”, deklaroi ministri Durmishi. Ai shtoi se të gjithë ato që punojnë dhe nuk janë avancuar në detyrë prej vitesh, si 10 ose 15 vite, janë avancuar në përputhje me ligjin dhe rregulloren. 

Lidhur me marrëveshjen mes sindikatave dhe punëdhënësve, kjo është diçka, siç tha, që ne mund të ndihmojmë në atë proces. 

postime të lidhura

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy