Qoku: E mundëm BDI-në, tashmë s’kemi kundërshtar

Nga Xh M
1,536 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 shkurt – Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku në Click Plus në TV21, duke folur për aktualitetin politik, foli edhe për sfidat e Qeverisë. Qoku tha se sfidë kanë pasur ta fitojnë BDI-në, duke shtuar se BDI-në VLEN-i e fitoi tash sfidat janë te problematikat, si papunësia, mungesa e ujit….

Bekim Qoku: Në atë kohë BDI-në e kishëm si sfidë, atë e mundëm. Tani edhe kjo është pak problematike sepse na duhet nxitje, zakonisht përbashkues është të kesh një kundërshtar të përbashkët që të bën bashkë. Duhet ta kesh ose mbretin ose kundërshtarin që i përbashkon.

TV21: Kë e ka VLEN-i mbret?

Bekim Qoku: Tani kundërshtar s’kemi më. Kundërshtar tani kemi problematikat, kemi papunësin, kemi mungesën e ujit, problemin e ndotjes së ajrit, pagat e ulta, kemi problemin e ikjes, këta janë sfidat që i ka VLEN-i. Mbret nuk kemi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër