Dy muaj pa rroga: Punëtorët e NPB-së protestojnë para Gjykatës Supreme

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 tetor, Zhurnal.mk – Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore tash e dy muaj nuk i kanë pranuar pagat që iu takojnë.

Javën e kaluar, në emisionin “Fol me Arin”, njëri nga punëtorët e NPB-së, Xhevat Prebreza, bëri të ditur se mosekzekutimi i rrogave vjen si pasojë e bllokimit të xhirollogarisë nga ana e përmbaruesit privat.

I njëjti, ka deklaruar se këtë të hënë, do të mbahet protestë para Gjykatës Supreme.

Protesta është paralajmëruar të nisë nga ora 10:00.

Ndërkohë, përmes një reagimi, Gjykata Supreme ka bërë të ditur se lënda që lidhet me këtë kontest gjyqësor është pranuar dhe regjistruar më 21 gusht 2026, dhe aktualisht është në shqyrtim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër