Policia e Maqedonisë së Veriut e ka arrestuar 39 vjeçarin nën dyshimet se ka kryer veprën penale – vrasje. Rasti është paraqitën në polici nga vetë i dyshuari.
“Punonjësit policorë nga SPB Strumicë, RPB Gjevgjeli kanë arrestuar 39 vjeçarin P.S. nga Bodganci”, raportoi Policia, duke paralajmëruar kallëzim penal për kryerjen e veprës penale.
Dyshohet se 39 vjeçari P.S. nga Bogdanci ka sulmuar fizikisht nënën 58 vjeçare M.S., duke shkaktuar edhe pasoja fizike deri në vdekje. Para përleshjes fizike ka pasur edhe përleshje verbale mes djalit dhe nënës.
