E pranishme në momentin e incidentit mes Lushtakut dhe Mehanit, deklarohet Arjeta Fejza

Nga D. V.
447 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 maj Zhurnal.mk – Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me incidentin e raportuar në qendër të Skenderajt, duke thënë se ka qenë e pranishme në momentin kur ndodhi ngjarja.

“Sot, teksa po pinim kafe në qendër të Skenderajt, isha e pranishme kur ndodhi një sulm i papranueshëm fizik nga Sami Lushtaku ndaj Hysni Mehanit, ndërsa aktivistin Bahri Zabeli e sulmoi grupi i tij”, ka shkruar Fejza.

Ajo ka thënë se dhuna e ushtruar ndaj Mehanit dhe Zabelit është “e rëndë dhe e patolerueshme” dhe se raste të tilla, sipas saj, nuk duhet të normalizohen.

“Dhuna e ushtruar ndaj tyre është e rëndë dhe e patolerueshme në një shoqëri demokratike. Ngjarje të tilla nuk mund dhe nuk duhet të normalizohen”, ka shkruar ajo.

Fejza ka kërkuar nga organet e drejtësisë që rasti të trajtohet me urgjencë dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme ndaj përgjegjësve.

“Kërkoj nga organet e drejtësisë që ta trajtojnë rastin me urgjencë dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme ndaj përgjegjësve”, ka theksuar Fejza.

Në fund, ajo ka deklaruar se, pavarësisht incidentit, Vetëvendosje nuk do të ndalet.

“Dhuna ndaj Hysni Mehanit dhe Bahri Zabelit është e patolerueshme dhe, njëkohësisht, bëjmë të qartë se sulmet e tilla nuk do të na ndalin”, ka shkruar Fejza.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër