Spektakli i Big Brother VIP Kosova 4 të hënën solli përplot surpriza e emocione.
Një performancë të jashtëzakonshme e dhuroi edhe artistja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi.
Kjo për nder të 18 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
E veshur me uniformën e UÇK-së, ajo dridhi skenën me këngë patriotike, e njëra prej tyre ishte “A vritet pafajësia?”.
Në një moment publiku ka lënë studion dhe i janë bashkuar Leonorës në skenë me flamuj.
Banorët gjithashtu u shfaqën të emocionuar e në disa raste edhe të përlotur nga interpretimi i këngëtares.
Leonora u shfaq në studio me kapelën e babait të saj të ndjerë që mban emblemën e UÇK-së.
Ajo bëri thirrje që të dalin sa më shumë në protestën që mbahet sot (e martë) në shesh, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
