Shkup, 18 janar – Po rritet numri i të sëmurëve nga gripi në vend, ndërsa Klinika Infektive në Shkup ka regjistruar edhe një rast tjetër vdekjeje. Ka ndërruar jetë një pacient 69-vjeçar nga shtetas i Maqedonisë që ka jetuar në vend, te i cili virusi ka shkaktuar komplikime serioze.
Pacienti është pranuar në gjendje kritike me bronhopneumoni masive dhe menjëherë është lidhur me ventilim mekanik. Analizat laboratorike kanë treguar praninë e influencës A. “Pavarësisht masave të ndërmarra, pacienti nuk ia doli”.
I ndjeri kishte sëmundje të mëparshme të mushkërive dhe nuk ishte i vaksinuar kundër gripit sezonal edhe pse bënte pjesë në kategorinë e rrezikut.
Ky është rasti i dytë vdekjeprurës i lidhur me gripin në një periudhë të shkurtër kohore, pasi më herët kishte ndërruar jetë një grua 75-vjeçare. Aktualisht, në Klinikën Infektive po trajtohen rreth 30 pacientë me gjendje të rëndë klinike, kryesisht persona të moshuar me komplikime respiratore.
