Edhe Trump përshëndet Kane pas fitores në ”Azteca”

Nga D. V.
3,447 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Londër, 06 korrik, Zhurnal.mk – Presidenti amerikan, Donald Trump e ka cilësuar Harry Kane si një “lojtar të shkëlqyer” pasi kapiteni i Anglisë e dërgoi ekipin e Thomas Tuchel në çerekfinalet e Kupës së Botës.

Kane shënoi një penallti në pjesën e dytë në fitoren 3-2 të Anglisë ndaj Meksikës në stadiumin ”Azteca”, goli i tij i gjashtë në turne.

Performanca e sulmuesit të Bayern Munich u vlerësua edhe nga Shtëpia e Bardhë, me presidentin amerikan që shkroi në rrjetet sociale “Harry Kane i Anglisë është një lojtar I SHKËLQYER”.

Penalltia e Kane në minutën e 60-të rezultoi vendimtare pasi Jude Bellingham shënoi dy herë në hapësirën prej 98 sekondash para përfundimit të pjesës së parë.

Julian Quinones e shkurtoi diferencën para pushimit dhe Raul Jimenez shënoi nga penalltia për çuar 3-2, por Anglia fitoi pavarësisht se Jarell Quansah doli me të kuqe pas 54 minutash.

Kane, golashënuesi rekord i Anglisë në Kupën e Botës, është një pas Erling Haaland, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi në garën për Këpucën e Artë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër