Editorial / Të marrin fund kërkesat e shteteve fqinjë ndaj shtetit tonë

nga Redaksia

Shkup, 10 korrik – Gjatë ditës së djeshme, Parlamenti Evropian miratoi Raportin e Progresit për Maqedoninë e Veriut për vitin 2023 dhe 2024, nga i cili për herë të parë u amendamentet hoqën të gjitha referencat për “gjuhën dhe identitetin maqedonas”. Ky vendimi, i miratuar me 461 vota pro, 121 kundër dhe 107 abstenime, duket se është kulmi i mosmarrëveshjeve midis Shkupit dhe Sofjes, e kjo gjë ka shkaktuar reagime të forta në Shkup. Me këtë Raport, iu hapet dera e atyre që janë kundër procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, shkruan “Zhurnal.mk”.

Maqedonia e Veriut që nga momenti kur shpalli pavarësinë e saj, është detyruar të bëjë lëshime të mëdha me kërkesë të vendeve fqinje. Ajo fillimisht u detyrua ta ndryshojë flamurin shtetëror, me kërkesë të Greqisë, e cila konsideronte se “Dielli i Verginas” është simbol grek dhe kurrsesi nuk guxon të përvetësohet nga maqedonasit, si simbol i tyre, duke përfshirë këtu edhe trashëgiminë e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë.

Edhe pse ky vendim u gëlltit më lehtë, dhe shteti i bë anëtarë i Kombeve të Bashkuara, sërish Greqia nuk e lejoi që ky vend të anëtarësohet me emrin “Republika e Maqedonisë”, por shteti u anëtarësua si FYROM ose si ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Pas 30 viteve negociata, bisedime e bllokime të njëpasnjëshme, në momentin kur Maqedonia e Veriut duhej të bëhej anëtare e NATO-s, u detyrua që ta ndryshojë emrin duke e nënshkruar Marrëveshjen e Prespës më 17 qershor 2018, ku mori emrin “Maqedonia e Veriut”. Kjo Marrëveshje u nënshkrua nën patronatin e Kombeve të Bashkuara dhe zgjidhi një mosmarrëveshje të gjatë mbi përdorimin e emrit “Maqedoni,” një kontest i rrënjosur në çështje historike, kulturore dhe identitare kombëtare. E emëruar pas Liqenit të Prespës, ku u nënshkrua, marrëveshja jo vetëm që adreson dallimet terminologjike por edhe vendos themelet për partneritet strategjik dhe bashkëpunim midis dy vendeve.

Kontesti lindi nga paqartësia midis ish-republikës jugosllave, rajonit grek të Maqedonisë dhe mbretërisë së lashtë të Maqedonisë. Greqia, duke cituar shqetësime historike dhe irredentiste, kundërshtonte përdorimin e emrit “Maqedoni” pa një përcaktues gjeografik si “E Veriut” ose “E Epërme”. Çështja u komplikua më tej lidhur me dy milion qytetarë të greqisë që identifikohen si maqedonas dhe e shohin veten të dalluar nga maqedonasit etnikë të Republikës së Maqedonisë.

Marrëveshja e Prespës, e cila hyri në fuqi më 12 shkurt 2019, pas ratifikimit nga parlamentet e të dy vendeve dhe protokollit të anëtarësimit në NATO për Maqedoninë e Veriut gjithashtu njohu gjuhën maqedonase brenda Kombeve të Bashkuara, duke e klasifikuar atë ndër gjuhët sllave të jugut, dhe specifikonte që kombësia do të quhej maqedonas/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me rëndësi, ajo qartëson se qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë të lidhur me civilizimin e lashtë helen të veriut të Greqisë.

Por, tani problem i ri është kontesti me Bullgarinë, e cila pretendon se gjuha maqedonase është dialekt i gjuhës bullgare dhe gjithashtu ka probleme me figurat historike. Edhe pse emri u vulos në kombet e bashkuara me Marrëveshjen e Prespës, fshirja e gjuhës dhe identitetit maqedonas nga raporti i fundit i Parlamentit Evropian mbi Maqedoninë e Veriut është kulmi i një mosmarrëveshjeje dypalëshe të gjatë me Bullgarinë, shkruan “Zhurnal.mk”.

Ky veprim jo vetëm që minon besueshmërinë e BE-së në rajon, por gjithashtu intensifikon tensionet e brendshme politike në Maqedoni dhe e lë vendin të ekspozuar ndaj rreziqeve nga ndikimet e jashtme, ndërsa në të njëjtën kohë vë në pikëpyetje vetë procesin e zgjerimit.

Kjo mbështetje e gjerë ndërpartiake për fshirjen e formulimeve tregon se qëndrimet bullgare kanë arritur të depërtojnë dhe të imponohen si një qëndrim konsensual midis forcave kryesore politike në Bruksel, duke kapërcyer dallimet ideologjike.

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në PE, eurodeputeti austriak Thomas Weitz nga grupi i të Gjelbërve/EFA, e kundërshtoi këtë veprim. Ai deklaroi publikisht se përfshirja e gjuhës dhe identitetit maqedonas nuk ishte një gabim dhe se njohja e këtyre atributeve për një vend kandidat duhet të jetë një çështje e natyrshme dhe pa probleme. Megjithatë, qëndrimi i tij u mbivotua, gjë që tregon dinamikën komplekse dhe ndikimin e mosmarrëveshjeve dypalëshe në objektivitetin e institucioneve të BE-së. Ëeiz gjithashtu vuri në dukje se pranimi i vendit është “bllokuar padrejtësisht për shumë kohë për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe”.

Në një deklaratë me shkrim pas votimit, Weitz theksoi se vendi është lider në rajon, duke treguar përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të BE-së, duke përfshirë një ndryshim historik të emrit dhe reforma të guximshme. “Por pranimi i saj është bllokuar padrejtësisht për një kohë shumë të gjatë për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe, duke nxitur zhgënjimin dhe zhgënjimin e publikut me BE-në”, tha Weitz në një deklaratë me shkrim.

Sipas tij, raporti është i mirë dhe përmban kritika për mungesën e reformave, por edhe lëvdata për progresin e arritur në fusha të caktuara. Ndryshimet kushtetuese që qeveria e Maqedonisë së Veriut është zotuar t’i miratojë duke përfshirë pakicën bullgare në Preambulë duhet të miratohen së shpejti në mënyrë që procesi i pranimit të Maqedonisë së Veriut të mund të vazhdojë.

Kryeministri Mickoski ka thënë vazhdimisht se nuk është problem që Bullgarët të bëhen pjesë e Kushtetutës, por kjo duhet të jetë kërkesa e fundit nga Bullgaria. Në këtë formë, kërkohet garanci që këto ndryshime kushtetuese të zbatohen pasi që vendi të bëhet anëtarë i BE-së.

Kur analizohen të gjitha këto kompromise të dhimbshme që ka bërë Maqedonia e Veriut, shtrohet pyetja se a do të marin fund një ditë këto mosmarrëveshje me shtetet fqinjë?

Qeveria duhet urgjentisht të ulet e të analizojë të gjitha vërejtjet që ka bërë ky raport i progresit dhe të gjejë forcë që t’i tejkalojë këto presione dhe stërkëmbëza. Integrimi në BE është më madhor se çdo gjë tjetër, sepse përbën shpëtim dhe zhvillim për Maqedoninë e Veriut, shkruan “Zhurnal.mk”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More