Koçan, 20 gusht Zhurnal.mk – Rezultatet lidhur me materialet e përdorura në objekt, posaçërisht shkuma e poliuretanit për izolim akustik, si dhe rikonstruimet dhe intervenimet ndaj konstruksionit të objektit ishin në fokus të hulumtimit të seancës së sotme gjyqësore për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan.
Profesori i Fkaultetit të ndërtimtarisë në Shkup, Goran Markovski, në cilësinë e ekspertit, iu përgjigj pyetjeve të mbrojtjes së të akuzuarit të parë, Dejan Jovanov, avokates Ivana Kocevska prej ku ka dalë konstatimi në ekspertizë se në tavanin e lëshuar ka pasur shkumë poliuretani. Markovski me atë rast theksoi se në objekt nuk janë gjetur mbetje të shkumës, sepse është djegur tërësisht, por se konkludimi është bazuar në foto-dokumentacion, incizime, rezultate nga ekspertizat e tjera dhe gjurmët e gjetura në objekt.
Në konstatimin e avokates se nuk është gjetur mostër materiale e shkumës, Markovski u përgjigj “për fat të keq nuk mbeti, sepse është djegur e tëra”.
Lidhur me pyetjen nëse mostrat e analizuara në laborator mund të kishin rrjedhur edhe nga materiale të tjera polimere në objekt, dhe jo nga shkuma e poliuretanit, Markovski qëndroi në rezultatin se në tavanin e lëshuar kishte të vendosur materiual të tillë.
Vlerësimi për shpejtësinë e përhapjes të zjarrit, sipas ekspertit, ishte bërë në bazë të disa burimeve.
Gjatë hetimit u hap edhe çështja për muret ndarëse në objekt dhe rezistencën e tyre ndaj zjarrit. Në pyetjen nëse muret ndarëse i kanë përmbushur standardet e nevojshme, Markovski u përgjigj pozitivisht, përkatësisht se muret ndarëse nga pllakat e gipskartonit e posedojnë rezistencën e nevojhme ndaj zjarreve.
Kocevska e pyeti Markovskin edhe për profesionalizmin e tij në fushën e mbrojtjes zjarrfikëse, duke pasur parasysh se është profesor në Fakultetin e ndërtimtarisë dhe inxhinier ndërtimor. Markovksi theksoi se profesionizmi i tij është nga fusha e inxhinierisë ndërtimore – konstruksione, por nuk u dkaordua me konstatimin se nuk është profesionist për çështje lidhur me veprimtarinë zjarrfikëse.
Lëndë e hetimit ishin edhe intervenimet ndërtimore të kryera gjatë rikonstrumit në vitin 2012, mes të cilave edhe përforcimi i konstruksionit mes kateve me trarë çeliku. Lidhur me mënyrën në të cilën ishte kryer përforcimi, Markovski sqaroi se nuk bëhet fjalë për pllakë themeli, por për pllakë dyshemeje, sepse objekti nuk ka psur pllakë themeli.
Mbrojtja e kontestoi edhe mënyrën në të cilën është konstatuar se kur është kryer ky intervenim, Markovski theksoi se ekipi i cili e ka përgatitur eksspertizën ka marrë informata nga pronari i objektit, Grozdan, si dhe se ekipi i është referuar konstatimeve nga ekipi ekipor.
Në pyetjen nëse ka dëhsmi për periudhën e saktë se kur është kryer intervenimi, Markovsski u përgjigj “se dëshmi më të madhe nga rrëfimi i asaj që e ka bërë nuk mund të gjeni”.
Në vazhdim të seancës u shqyrtuan edhe çështje lidhur me pronësinë e pjesëve të objektit, marrëveshjen për qira dhe ndërtim të dy galerive. Mbrojtja parashtroi edhe pyetje nëse galeria e majtë mbi skenë lidhet në të njejtën pikë me konstruksionin mes kateve në përdhesë, ndaj çka Markovski u përjgigj se nuk është i sigurt, por thekosi se galeritë e shtuara në vitin 2012 dhe mënjanuar në vitin 2024 kanë ndikuar ndaj elementeve konstruktuese.
Aleksandar Naunov, babai i njërit prej fëmijëve të vdekur, ndërkaq theksoi se ekspertiza është e qartë, e saktë dhe e argumentuar, duke hapur pyetje nga të cilat tashmë nuk mund të iket.
Thotë se nuk dëshirojnë të hyjnë në “zhurmë” të mbrojtjes, sepse kjo do ta linte në hije atë që me të vërtetë është e rëndësishme – fuqinë e ekspertizës, faktet dhe dëshmitë në të cilat bazohet.
Gjykimin e zdhëheqë gjykatësja Dijana Gruevska-Ilievska, ndërsa prokurorinë e përfaqëson ekipi prej 15 prokurorëve publikë.
Në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan më 16 mars të vitit 2025 gjatë koncertit të grupit DNK jeëtn e humbln 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Kjo është ndër tragjeditë më të rënda në historinë më të re të vendit.
