Ekstradohen në Kosovë dy të kërkuar për vrasje në tentativë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 prill Zhurnal.mk – Dy persona të kërkuar nga drejtësia janë ekstraduar nga Gjermania dhe Franca në dy ditët e fundit, njofton Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, ekstradimet janë realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim me njësitë relevante të policisë dhe institucionet e drejtësisë.

Të dyshuarit ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it dhe kërkoheshin për dy raste të ndara të veprës penale “vrasje në tentativë”.

Ata ishin arrestuar më herët nga autoritetet përkatëse në Gjermani dhe Francë, ndërsa ekstradimi i tyre është bërë në përputhje me ligjet në fuqi dhe në bashkëpunim me institucionet e këtyre shteteve.

artikuj të ndërlidhura