Ftesa e Kurtit për Presidentin, Hamza e refuzon si lojë politike, Abdixhiku përgjigjet me Vjosa Osmanin

Nga Xh M
506 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 prill Zhurnal.mk – Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë thirrje PDK-së dhe LDK-së që së bashku të propozojnë tre emra, nga të cilët do të mund të zgjidhet Presidenti i ri nga legjislatura e 10-të.

Ky subjekt politik përmes një njofitmi thotë se këta tre kandidatë duhet të jenë figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar e kombëtar, me kontribut të dëshmuar në jetën profesionale dhe shoqërore, dhe jashtë skenës aktuale politike.

Megjithatë PDK me në krye Bedri Hamzën e ka refuzuar një ofertë të tillë dhe vetë kryetari i kësaj partie e ka cilësuar si një manovër politike të Albin Kurtit.

Kurse, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur Kurtit me një kundër-ofertë. Ai ka kërkuar garanci nga Kurti për 66 votat e koalicionit qeverisës, që LDK të propozojë emrin e Vjosa Osmanit për president.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër