Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar

Nga D. V.
933 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 maj, Zhurnal.mk – Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më datë 07.05.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit maqedonas, nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut.

Sipas një njoftimi për media thuhet se i dyshuari ishte arrestuar nga policia e Kosovës pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL- it me letërreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, për veprën penale “Posedim i paautorizuar, shpërndarje dhe shitje e substancave narkotike”.

“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut. Policia e Kosovës, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryerësve të veprave penale, si dhe aktiviteteve tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër