Electronic Arts bëhet kompani private, por me 20 miliardë dollarë borxh

Nga D. V.
488 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Electronic Arts është bërë sërish kompani private, por tashmë është e ngarkuar me 20 miliardë dollarë borxh të ri.

Electronic Arts tashmë është në pronësi private, pasi ka përfunduar blerja e kompanisë së video-lojërave me vlerë 55 miliardë dollarë.

Siç dihet, EA njoftoi javën e kaluar se marrëveshja kishte kaluar të gjitha pengesat e nevojshme rregullatore, duke hapur rrugën që kompania dhe pronarët e saj të rinj të përmbyllnin procesin, disa muaj më vonë nga sa ishte parashikuar fillimisht.

Aksioni i propozuar për blerje u bë publik në shtatorin e kaluar, ndërsa aksionerët e EA votuan disa muaj më vonë në favor të marrëveshjes. Fondi i Investimeve Publike i Arabisë Saudite tashmë zotëron më shumë se 93% të kompanisë. Kompanitë private të investimeve Silver Lake dhe Affinity Partners janë gjithashtu ndër pronarët e rinj.

Drejtori aktual ekzekutiv Andrew Wilson do të vazhdojë të drejtojë EA-në, selia e së cilës mbetet në qytetin Redwood City, në shtetin amerikan të Kalifornisë.

Ky blerim përbën blerjen më të madhe të një kompanie përmes borxhit të lartë (leveraged buyout) në histori.

Blerësit kanë përdorur 20 miliardë dollarë financim përmes huamarrjes për të përfunduar marrëveshjen. EA do të duhet ta shlyejë këtë borxh në periudhën e ardhshme.

Në tremujorin e fundit fiskal, i cili përfundoi më 30 qershor, kompania realizoi një fitim prej 387 milionë dollarësh pas shpenzimeve operative dhe taksave.

Në një letër drejtuar punonjësve, përmes së cilës njoftoi përfundimin e blerjes, Wilson përsëriti angazhimin e kompanisë për “krijimin e video-lojërave më të mira në botë, ndërtimin e komuniteteve dhe zhvillimin e një kulture kreative”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër