Rihanna mund të jetë pranë rikthimit të shumëpritur në muzikë, pasi partneri i saj ASAP Rocky ka zbuluar se ajo tashmë është rikthyer në studio dhe po punon për materiale të reja.
Gjatë një interviste në emisionin “The Jason Lee Show”, reperi hodhi poshtë spekulimet se lidhja e tyre, familja apo angazhimet e tjera kanë qenë arsyeja pse Rihanna nuk ka publikuar një album të ri prej vitesh.
Ai tha se këngëtarja aktualisht është duke punuar në studio, edhe pse pranoi me shaka se mund të kishte zbuluar diçka që ajo nuk donte ende ta bënte publike.
Rihanna dhe ASAP Rocky
Ky është një nga përditësimet më të rëndësishme për albumin e ri të Rihannës, pas një pritjeje gati dhjetëvjeçare nga fansat.
Albumi i saj i fundit, “ANTI”, u publikua në vitin 2016 dhe përfshinte hite si “Work”, “Needed Me” dhe “Love on the Brain”.
Edhe pse ka qenë larg publikimeve të mëdha muzikore, Rihanna ka vazhduar të jetë aktive në skenë dhe në biznes.
Në vitin 2023 ajo performoi në shfaqjen e pjesës së parë të Super Bowl, ku interpretoi disa nga hitet më të mëdha dhe zbuloi se ishte shtatzënë me fëmijën e dytë.
Përveç muzikës, ajo ka zhvilluar markat e saj Fenty Beauty dhe Savage X Fenty, derisa së bashku me ASAP Rocky ka krijuar një familje me tre fëmijë: djalin RZA, djalin Riot dhe vajzën Rocki.
– YouTube www.youtube.com

