EMRAT/ Zbulohen identitetet e tre të plagosurve në atentatin në Elbasan, autori ende në arrati

Nga L. M
858 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kanë zbuluar identitetet e tre personave të mbetur të plagosur në atentatin me armë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.

Të plagosur kanë mbetur Armand Tomorrica, 32 vjeç, Renaldo Mance, 31 vjeç dhe Bjorgi Hoxha, 19 vjeç, të cilët, sipas Policisë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas hetimeve paraprake, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre, ndërsa ata ndodheshin në verandën e një lokali.

Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, pasi gjatë arratisjes hodhi armën e zjarrit. Policia ka rrethuar zonën dhe vijon kontrollet për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të atentatit./Top Channel

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër