Eroll Rexhepi merr drejtimin e nëndegës më të madhe të Lëvizjes Demokratike në Çair

nga Xh M

Shkup, 31 janar – Kuvendi i nëndegës “Adem Jashari” të LD-së i ngjan një tubimi madhështorë. Lëvizja Demokratike (LD) ka formuar nëndegën e saj më të re, të emëruar “Adem Jashari”, në Çair të Shkupit. Manifestimi për zyrtarizimin e kësaj nëndege u shoqërua me një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, duke e bërë që ky organizim të ngjajë më shumë me një tubim madhështor sesa me një proces të zakonshëm strukturimi.

Në kuadër të këtij organizimi, për kryetar të nëndegës “Adem Jashari” u zgjodh Eroll Rexhepi nga lagjja Serova, i cili pritet të udhëheqë strukturën e re drejt fuqizimit të mëtejshëm të LD-së në këtë zonë.

Masiviteti i këtij manifestimi konsiderohet tregues i mbështetjes në rritje për Lëvizjen Demokratike në Çair dhe i përfshirjes së gjerë qytetare në zhvillimet e reja politike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More