“Është për të”, Nico Williams ia dedikon Neymarit trofeun e Kupës së Botës

Nga D V
619 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Anësori i Spanjës, Nico Williams, ka reflektuar mbi triumfin e kombëtares së tij në Kupën e Botës 2026, pas fitores në finalen e madhe.

Spanja mposhti Argjentinën me rezultat 1-0 pas vazhdimeve në finalen e Kupës së Botës. Williams u aktivizua nga stoli në minutën e 75-të dhe ishte vendimtar, pasi dha asistimin për golin e fitores të realizuar nga Ferran Torres në minutën e 106-të.

“Jam shumë i lumtur, për mua kjo është gjëja më e bukur. E kam idol Neymarin dhe shpresoj që po na shikon. Kjo është edhe për të”, deklaroi Williams.

Ndërkohë, Brazili e mbylli aventurën në Kupën e Botës që në fazën e 1/8 së finales, pasi u eliminua nga Norvegjia me humbjen 2-1.

Përndryshe, Williams pritet të qëndrojë në Bilbao pasi deri më tani nuk ka pasur ndonjë negociatë me gjigant evropian, pavarësisht që shumë klube e vlerësojnë lartë nivelin e spanjollit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër