EVN zbulon vjedhjen e rrymës për ‘gërmimin’ e bitkoineve, dëmi arrin në 16 milionë denarë

nga Redaksia

Shkup, 3 shkurt, Zhurnal.mk – EVN Elektrodistribuimi njoftoi se përmes gjetjes së një eksperti dhe kontrollit të ushtruar në një objekt biznesi, është vërtetuar një vjedhje e rëndë e energjisë elektrike direkt nga trafo-stacioni. Nga atje informojnë se ekipi për zbulimin e përdorimit të paautorizuar të energjisë elektrike ka kërkuar asistencën e MPB-së dhe përfshirjen e një eksperti, për shkak të dyshimeve për vjedhje të energjisë në një objekt biznesi në rrugën “Butelska” në Shkup.

​Bëhet fjalë për një objekt biznesi, ish-mulli, i cili përdorej për furnizimin e paautorizuar të sistemeve me karta grafike për “gërmimin” e bitkoineve.

”Është përpiluar procesverbali për përdorim të paautorizuar, është përgatitur gjetja dhe opinioni nga eksperti i autorizuar dhe është dorëzuar kallëzim në MPB për marrjen e paautorizuar të energjisë elektrike sipas nenit 235-a të Kodit Penal. Gjithashtu, është përgatitur fatura për dëmshpërblim në vlerë prej 16 milionë denarësh”, thuhet në njoftimin e Elektrodistribuimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More