Faton Pollozhani: Mendi Qyra, ndaleni propagandën, manipulimet dhe dezinformatat

Nga I.A
1,069 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Degës së BDI-së në Strugë, Faton Pollozhani, i ka bërë thirrje publike kryetarit të Komunës së Strugës, Mendi Qyra, që të ndalë, siç thotë ai, “propagandën, manipulimet dhe dezinformatat” lidhur me projektin për menaxhimin e qenve endacakë.


Përmes një reagimi publik, Pollozhani e fton Qyrën të organizojë një seancë publike të Këshillit Komunal, ku të marrin pjesë përfaqësues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, shoqatat për mbrojtjen e kafshëve, si dhe ekspertë të fushës, me qëllim që debati të zhvillohet mbi baza profesionale dhe ligjore.


Sipas Pollozhanit, në seancën e fundit të Këshillit është pranuar se studimi i fizibilitetit për projektin përmban mangësi dhe gabime, ndërsa, sipas tij, nuk janë respektuar as procedurat ligjore për inicimin dhe shpalljen e Partneritetit Publiko-Privat.
Ai ngre gjithashtu pyetjen se përse po kërkohet miratimi i një studimi të tillë nga Këshilli Komunal, duke theksuar se bëhet fjalë për një projekt me vlerë prej 1.500.000 eurosh, që parasheh shpenzimin e mjeteve publike.


Në fund të reagimit, Pollozhani shprehet se pret caktimin e një date për mbajtjen e debatit publik, duke vlerësuar se një proces transparent dhe i mbështetur në ekspertizë është në interes të qytetarëve dhe të vendimmarrjes së përgjegjshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër