Fehmi Hoti emërohet ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 30 tetor, Zhurnal.mk – Fehmi Hoti është caktuar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës nga kjo pozitë.

Kjo u bë e ditur nga Zyra e Kryeministrit, e cila njoftoi se Albin Kurti e ka pranuar kërkesën për dorëheqje të drejtorit të Përgjithshëm, Gazmend Hoxhës dhe e ka liruar atë nga detyra.

Sipas njoftimit, pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti ka caktuar Fehmi Hotin në pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

artikuj të ndërlidhura