Festa e Kurban Bajramit: Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve me mesazh urimi

Nga D. V.
320 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 26 maj, Zhurnal.mk – Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do t’i drejtohet opinionit publik dhe gjithë besimtarëve me një mesazh urimi.

Tërnava do të iu drejtohet qytetarëve nga Salla e Fakultetit të Studimeve Islame me fillim nga ora 11:00.

Nesër, e mërkurë, shënohet Kurban Bajrami, ndërsa manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar kësaj feste mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

BIK ka njoftuar se manifestimi fillon në orën 4:25, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbajë Arbnor ef. Sinani – kryeimam i Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj.

Ndërsa, namazi i Kurban Bajramit falet në orën 5:40, të cilit do t’i prijë Mustafë ef. Dallku, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbajë Myftiu Tërnava.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër