Filipçe për Raportin e KE-së: Është më i keqi që Maqedonia e ka marrë në dhjetë vitet e fundit

nga D. V.

Shkup, 6 nëntor – Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, në një konferencë për shtyp se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Maqedoninë është alarm serioz për të ardhmen dhe perspektivat e vendit, duke theksuar se është raporti më i keq që Maqedonia ka marrë në dhjetë vitet e fundit.

“Publikimi i Raportit të Progresit me vlerësimin se Maqedonia nuk ka bërë përparim në rrugën evropiane, na dërgoi mesazh të qartë se ku po shkon vendi në një vit e gjysmë të kaluar nën qeverisjen e OBRM-PDUKM-së. Ky Raport është praktikisht raporti më i keq që kemi marrë në dhjetë vitet e fundit dhe seriozisht përfshin alarmin për të ardhmen dhe perspektivat e vendit”, tha Filipçe.

Ai theksoi se raporti konfirmon ngecjen dhe prapambetjen e vendit në procesin e integrimit evropian dhe se nevojiten hapa urgjentë për ta kthyer vendin në rrugën evropiane.

“Ajo për të cilën paralajmëruam ndodhi, OBRM-PDUKM arriti që brenda një viti e gjysmë të na fusë në grupin me Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën, Moldavinë, Ukrainën, vende që ishin të fundit që filluan rrugën e integrimit evropian”, tha kryetari i LSDM-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More