Fillon seanca e jashtëzakonshme

nga D. V.

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e cila i dedikohet votimit të buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, si dhe miratimit të disa marrëveshjeve ndërkombëtare , raporton Ekonomia Online.

Seanca po zhvillohet pa pjesëmarrjen e deputetëve të PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës dhe Listës Serbe, të cilët kanë bojkotuar seancën.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka thënë se kjo seancë është thirrur në situatë të jashtëzakonshme që të diskutohen këto pika, pasi ende nuk ka formim të qeverisë tash e sa kohë. Ai tha se, duke marrë parasysh që partitë politike janë deklaruar që nuk do ta votojnë qeverinë e re, kjo është arsyeja pse është thirrur kjo seancë. “Për mua ka qenë e arsyeshme që ta bëj thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për t’i trajtuar këto çështje të rëndësishme për qytetarët. Jam i gatshëm që sa më parë të thërras një mbledhje të kryesisë që të themelohen komisionet. Çështjet e sotme nuk kanë të bëjnë me veprime politike”, tha ai.

Në rend dite të seancës së parë janë përfshirë:

• Formimi i komisioneve parlamentare,

• Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-002 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit për reforma dhe rritje,

• Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-003 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin e parë për “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër”, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

• Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-004 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor”,

• Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-005 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për projektin “Kompas” – Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për forcimin e sistemit të shëndetësisë,

• Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-006 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për projektin “Edukimi në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës”,

• Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 09/L-001 mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026,

• Miratimi i buxhetit për komunat Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok,

• Çështja e financimit të RTK-së.

Pas përfundimit të kësaj seance, Kuvendi do të mbajë edhe seancën e dytë të jashtëzakonshme, në ora 14:00, ku pritet të votohet Qeveria e re e Republikës së Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More