Florim Limani nga Dubai u soll në Maqedoni, ekstradimi i parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Nga Xh M
1,028 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot nga Dubai është ekstraduar në Maqedoni Florim Limani. Sipas MPB-së, ky është ekstradimi i parë që Maqedonia ka realizuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vendin tonë.

“Sot (20.02.2026) nga Dubai në vendin tonë u ekstradua Florim Limani (33), i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar për vuajtjen e një dënimi me burg prej tre vjetësh e gjashtë muajsh për veprën penale “prodhim, posedim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”, e dënueshme sipas nenit 396 paragrafi 1 të Kodit Penal. Ky është ekstradimi i parë i realizuar i një personi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilin shteti ynë e ka kërkuar me fletarrest ndërkombëtar”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër