Në versionin e fundit të Raportit mbi Parashikimin e Ekonomisë Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e ngriti përqindjen e rritjes së ekonomisë kineze vitin e kaluar me 0.2 pikë përqindjeje, duke e çuar në 5 për qind.
Ndërkohë, kjo organizatë e ngriti edhe parashikimin për rritjen e ekonomisë kineze në vitin 2026 në 4.5 për qind, nga 4.2 për qind që ishte vlerësimi në tetor 2025. Kurse për vitin 2027, shifra është 4.0 për qind, 2 pikë përqindjeje më e ulët se parashikimi i tetorit.
FMN-ja e përditësoi të hënën parashikimin për rritjen e ekonomisë botërore gjatë vitit 2026 në 3.3 për qind, 0.2 pikë përqindjeje më e lartë se parashikimi i saj në tetor 2025.

