Presidentja Siljanovska Davkova në shënimin e Ujit të Bekuar në Ohër dhe Strugë

Nga admin
495 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 19 janar – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ishte pjesë e shënimit solemn të festës së madhe Uji i Bekuar në Ohër dhe Strugë, ku mitropoliti i Dibrës dhe Kërçovës z. Georgij shenjtëroi ujërat e Liqenit të Ohrit dhe lumit Drini i Zi, duke vendosur kryqin e shenjtë në to.

Të udhëhequr nga besimi i fortë në hirin e ujit të bekuar dhe nga zakoni shekullor që simbolizon pagëzimin e Jezu Krishtit, një numër i madh i besimtarëve morën pjesë në këtë akt të shenjtë, me lutje dhe shpresë për pastrim shpirtëror.

Në Strugë, më i lumturi midis pjesëmarrësve që hynë në ujërat e bekuara, Petar Çakareski, mori një dhuratë nga presidentja.

Siljanovska Davkova theksoi se festa Uji i Bekuar mbart një mesazh të qartë ripërtëritjeje shpirtërore, bashkësie dhe besimi të palëkundur, duke bashkuar shumë breza besimtarësh përgjatë kohërave. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër