Forca Tokësore bashkëpunim me Gardën Kombëtare të New Jersey për forcimin e kapaciteteve mjekësore

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 11 shtator, Zhurnal.mk – Komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Petrit Çuni, priti në takim drejtoreshën e Zyrës së Shërbimit Mjekësor në Byronë e Gardave Kombëtare të SHBA-së, gjeneralmajor Lisa Hou.

Gjatë takimit, gjeneralmajor Çuni vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë të Forcës Tokësore me palën amerikane, veçanërisht me Gardën Kombëtare të New Jersey, ndërsa u diskutua për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të këtij partneriteti.

Në vijim të vizitës, gjeneralmajor Hou vizitoi Qendrën Shëndetësore të Forcës Tokësore dhe Spitalin Fushor ROL 2, ku u njoh nga afër me kapacitetet dhe strukturat e mbështetjes shëndetësore.

Vizita synoi edhe shkëmbimin e përvojave në fushën e shërbimit mjekësor ushtarak dhe forcimin e bashkëpunimit mes strukturave përkatëse.

Sipas Forcës Tokësore, partneriteti Shqipëri-SHBA dhe bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të New Jersey kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve dhe ndërveprueshmërisë së Forcës Tokësore.

Forca Tokësore theksoi se mbetet e angazhuar në forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër