Forcimi i kapaciteteve të FSK-së, Jashari bisedon me prodhuesit në “SAHA Expo”

Nga D. V.
482 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 6 maj, Zhurnal.mk – Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i shoqëruar nga delegacioni i FSK-së, po merr pjesë në panairin “SAHA Expo 2026” në Stamboll, në një ndër ngjarjet më të rëndësishme në industrinë e mbrojtjes.

Fillimisht, Gjeneral Jashari mori pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes, ku u takua me drejtuesit e Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë.

Gjatë këtij takimi, ai prezantoi objektivat e tij për zhvillimin e Forcës dhe diskutoi planet dypalëshe që lidhen me trajnimet, stërvitjet, pajisjet dhe aktivitetet e tjera të përbashkëta.

Gjatë këtij organizimi, GLT Jashari ndoqi nga afër zhvillimet teknologjike në industrinë e mbrojtjes, në përputhje me objektivat për modernizimin e kapaciteteve tona.

Delegacioni zhvilloi gjithashtu takime me prodhues të ndryshëm, me fokus në forcimin e kapaciteteve ushtarake të FSK-së për përmbushjen e misionit të saj.

SAHA EXPO 2026 është një platformë kyçe për forcimin e bashkëpunimit me partnerët, ku pjesëmarrja e FSK-së ndihmon në zhvillimin e aftësive tona moderne në përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër