Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Nga L. M
666 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Deputetët francezë votojnë sot një ligj që synon t’u ndalojë fëmijëve nën moshën 15 vjeç qasjen në rrjetet sociale, duke iu bashkuar vendeve që po shqyrtojnë masa për mbrojtjen e të miturve nga ndikimet e platformave online.

Nëse miratohet, Franca do të bëhej vendi i dytë pas Australisë që vendos një ndalim të tillë. Ligji do të kërkojë që platformat sociale të përdorin sisteme verifikimi të moshës të miratuara nga autoriteti francez për privatësinë.

Sipas propozimit, nga 1 shtatori fëmijët nën 15 vjeç nuk do të mund të hapin llogari të reja në rrjete sociale, ndërsa platformat do të kenë katër muaj kohë për të mbyllur llogaritë ekzistuese të kësaj grupmoshe.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbështetur masën, duke thënë se duhet të vendosen kufizime për të mbrojtur të rinjtë nga ndikimi i tepërt i rrjeteve sociale, shkruan Reuters.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër