Fundoset anija luftarake, mesazh i prerë nga Trump

Nga Xh M
1,528 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Situata në Lindjen e Mesme ka arritur pikën e vlimit! Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar zyrtarisht se ka fundosur një anije luftarake iraniane të klasit “Jamaran” në Gjirin e Omanit.

Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), sulmi ka ndodhur në skelën e Chah Bahar-it, si pjesë e operacioneve të vazhdueshme ushtarake ndaj Iranit.

Ultimatumi i Trump:

Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë, SHBA i ka bërë thirrje forcave të armatosura iraniane, Gardës Revolucionare dhe policisë që të dorëzojnë armët menjëherë.

“Braktisni anijet dhe lini postet tuaja!” – ishte urdhri i prerë që u shpërnda në rrjetet sociale, duke cituar qëndrimin e ashpër të Presidentit Donald Trump.

Bota është me sy nga Gjiri i Omanit, ndërsa tensionet ushtarake po njohin nivele të paprecedentë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër