Fundoset anija në ishullin grek, të paktën një i vdekur dhe 25 të zhdukur

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kretë, 14 shtator, Zhurnal.mk – Të paktën një person ka humbur jetën dhe 25 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë që transportonte emigrantë u fundos në det, pranë ishullit Gavdos, në jug të Kretës.

Roja Bregdetare greke njoftoi se ka arritur të shpëtojë 51 persona.

Operacioni i kërkim-shpëtimit u zhvillua nën koordinimin e Qendrës së Përbashkët të Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit (JRCC), pasi autoritetet morën një alarm për një varkë me emigrantë në vështirësi.

Në operacion u përfshinë anije patrulluese, një helikopter dhe një dron, ndërsa në kërkim morën pjesë edhe anije tregtare.

Operacioni u mbështet gjithashtu nga Frontex, agjencia e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e kufijve.

Erërat e forta raportohet se po e vështirësojnë ndjeshëm operacionin e kërkimit.

Operacioni i kërkim-shpëtimit pritet të vijojë, ndërsa autoritetet po kontrollojnë një zonë të gjerë detare me shpresën për të gjetur të mbijetuar ose gjurmë që mund të ndihmojnë në lokalizimin e personave të zhdukur.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër