Galatasaray po e ndjek me vëmendje një sulmues të Milanit

nga D. V.

Galatasaray po mendon të paraqesë një ofertë për sulmuesin e AC Milanit, Santiago Gimenez, përpara afatit kalimtar të janarit, sipas raportimeve të fundit.

Sulmuesi i përfaqësueses së Meksikës pritet të mungojë deri në muajin shkurt, pasi iu nënshtrua së fundmi një ndërhyrjeje kirurgjikale në kyçin e këmbës.

Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur spekulimin rreth një largimi të mundshëm nga “San Siro”.

AC Milan pritet të përforcojë repartin ofensiv me ardhjen e Niclas Fullkrug në formë huazimi nga West Ham United, çka mund të vërë në pikëpyetje rolin e Gimenez sapo ai të rikthehet nga dëmtimi.

Nga ana tjetër, Galatasaray është në kërkim të një zëvendësuesi për Mauro Icardin, kontrata e të cilit përfundon në fund të sezonit aktual.

Klubi turk po vlerëson me kujdes gjendjen fizike të Gimenez për të përcaktuar nëse ai mund të shërbejë si një alternativë e besueshme në sulm, si mbështetje për Victor Osimhen.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More