Më ftohtë dhe më shumë borë në Kodrën e Diellit

Nga admin
379 e lexuar

Shkup, 3 janar – Më ftohtë sot në mëngjes është në Kodër të Diellit -5 gradë, në Kriva Pallankë janë matur -4, në Shkup – Petrovec – 3. Mbi zero është vetëm në Gjevgjeli me dy gradë, informon LAMM. 

Në Kodër të Diellit ka edhe më shumë borë 34 centimetra, në Krushevë shtresa e borës është 18, ndërsa në Hanet e Mavrovës 11 centimetra. 

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa përgjatë Vardarit erë mesatare nga drejtimi juglindor. 

Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 6 deri 11 gradë. 

Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri 9 gradë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër