Ganimete Musliu nis ditën me foto të ish-presidentit Thaçi

Nga D. V.
113 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 22 prill, Zhurnal.mk – Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka nisur ditën me një postim për ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili aktualisht po mbahet në paraburgim në Hagë.

Në faqen zyrtare të saj në Facebook, Musliu shpërndau një foto të Thaçit me vetëm një fjalë “Mirëmëngjesi”.

Ky postim vjen pasi gjatë ditës së martë, në Kuvendin e Kosovës, deputeti i VV-së Fatos Geci uroi dënim me burgim të përjetshëm për ish-kreun e PDK-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër