Gara për Gostivarin, Bejta: Do të realizojmë projekte të mëdha

nga Xh M

Gostivar, 1 janar – Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ka vazhduar fushatën në takime me qytetarë, me ç’rast ka vizituar edhe disa biznese në këtë qytet.

Ai i ka njoftuar qytetarët e Gostivarit me ofertën e tij programore, me të cilën kërkon besimin për një mandat katërvjeçar për drejtimin e komunës.

Bejta thotë se nëse merr mandatin, paratë e buxhetit nuk do të keqpërdoren, por do të shfrytëzohen për të mirën e gostivarasve.

“Të gjitha paratë e buxhetit do të shfrytëzohen për të mirën e Gostiavarit për ta ndërtuar Gostivarin, për ta bërë Gostivarin qytet më të pastër, të mos thonë fëmijët e vegjël: qyteti ynë është i pistë. Do të realizojmë projekte të mëdha, që do të shkojnë në të mirën e qytetarëve të Gostivarit.”, – deklaroi kandidati i VLEN-it për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta.

Bejta njëherësh ka përcjellë urime për Vitin e Ri 2026 për të gjithë qytetarët e Komunës së Gostivarit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More