Hapet pika kufitare e Qafë-Thanës, ishte e bllokuar që prej aksidentit të 30 dhjetorit

Nga B.M
837 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Qafë-Thanë, 1 janar – Pika kufitare e Qafë Thanës është hapur sot, pas disa ditësh mbylljeje për shkak të bllokimit të aksit “Qafë Thanë – Strugë” nga aksidenti i datës 30 dhjetor, ku një autobot me gaz u rrëzua.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, lëvizja e mjeteve dhe e qytetarëve kryhet normalisht, si në hyrje ashtu edhe në dalje të Republikës së Shqipërisë, duke respektuar procedurat e zakonshme të verifikimit kufitar.

“Nga kontakti i vazhdueshëm me autoritetet e policisë kufitare të Maqedonisë së Veriut, jemi njoftuar se, aksi rrugor ‘Strugë-Qafë Thanë’, i cili ishte i bllokuar që në datën 30.12.2025, për shkak të një aksidenti rrugor, aktualisht është zhbllokuar.”, bën me dije Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Në njoftim thuhet gjithashtu se lëvizja e mjeteve dhe e shtetasve, po kryhet lirisht si në hyrje dhe në dalje të Republikës së Shqipërisë, duke respektuar procedurat e verifikimit kufitar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër