Mavrovë dhe Rostushë, 1 janar – Në zgjedhjet e përsëritura lokale të 11 janarit, qytetarët do të votojnë për kryetar komune edhe në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës dhe në Komunën e Qendër Zhupës.
Në garë për kryetar të Komunës Mavrovë dhe Rostushë është kandidati i LSDM-së, Anes Ahmeti, i cili vazhdon me aktivitetet parazgjedhore, me synimin që kjo komunë të vazhdojë të mbetet nën drejtimin e LSDM-së.
Kundërkandidat i tij është Oner Jakuposki, kandidat i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, i cili po ashtu me ofertën e tij programore synon të bindë qytetarët për t’ia dhënë besimin më 11 janar, që ai ta drejtojë këtë komunë në katër vitet e ardhshme.
Në Komunën e Qendër Zhupës në garë është kandidati i vetëm për kryetar nga Partia Demokratike Turke, Arijan Ibraim. Ata njëherësh kanë përcjellë urime për Vitin e Ri 2026 për të gjithë qytetarët.

