Gashi dhe Tayna po vijnë me bashkëpunim

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Një koment i thjeshtë në Instagram duket se ka zbuluar një bashkëpunim të ri mes Taynës dhe Gashit, të cilin dy artistët e kanë mbajtur deri tani larg vëmendjes së publikut.

Tayna e uroi Gashin për ditëlindje me një mesazh të shkurtër: “Urime ditëlindja”.

Por përgjigjja e artistit shqiptar me famë ndërkombëtare tërhoqi menjëherë vëmendjen.

 Foto: Instagram

“Është koha të lansojmë këngën”, shkroi ai duke lënë të kuptohet se dyshja kanë një këngë të përbashkët dhe se projekti mund të jetë gati për publikim.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditur as titulli i këngës dhe as data e publikimit.

Megjithatë, komenti i Gashit ka mjaftuar për të nxitur kureshtjen e fansave, të cilët tashmë presin të mësojnë më shumë për projektin.

Bashkëpunimi do të ishte një tjetër hap i Taynës drejt skenës ndërkombëtare, derisa Gashi prej vitesh ka ndërtuar një karrierë jashtë tregut shqiptar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër