Gashi: Nuk mundet BDI t’i shërbejë Europës derisa Vuçiçi brengoset për humbjen e tyre

nga Xh M

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi, sonte në tubimin qëndror në Dibër tha se BDI-ja dhe kandidati i saj për president nuk mund t’i shërbejnë Evropës, përderisa për humbjen e tyre brengoset Vuçiçi, raporton SHENJA.

“Ne nuk kemi asnjë dilemë se Maqedonia e Veriut e ka vetëm një mundësi. Pra, vetëm një alternativë. Ky është integrimi në Bashkimin Evropian. Siç e dimë që ky integrim nuk mund të ndodh derisa në pushtet është një nomenklaturë politike që shquhet për angazhim anti evropian. Më ka ndodhur disa herë këto ditë që njerëzit të më pyesin se çfarë nënkupton sllogani i BDI-së, PO Evropë, JO Rusisë. Përgjigja ime është që derisa Vuçiqi brengoset për humbjen e BDI-së nuk ka mundësi që ajo parti dhe kandidati i saj t’i shërbejnë Evropës, ndërsa të ankohet prej Rusisë, deklaroi Gashi. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More