Gashi pret në takim bashkëshorten e ish presidentit Trajkovski

Nga admin
393 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 16 shkurt – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka zhvilluar një takim miqësor me Vilma Trajkovska, bashkëshorten e ish-Presidentit Boris Trajkovski.

Gjatë takimit, i cili u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, u bisedua për vlerat që bashkojnë shoqërinë, rëndësinë e trashëgimisë institucionale, si dhe për kujtimin dhe respektin ndaj figurës dhe veprës së Presidentit Trajkovski, puna e të cilit vazhdon të mbetet një frymëzim i përhershëm.

Sipas Gashit, takime të tilla kontribuojnë në forcimin e lidhjeve të sinqerta njerëzore dhe shërbejnë si ura të rëndësishme komunikimi dhe mirëkuptimi.

https://www.facebook.com/share/p/18q7wo7LAg/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër