Gazeta e famshme italiane: Edon Zhegrova starton kundër Sllovakisë

Nga D. V.
352 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sulmuesi Edon Zhegrova pritet të jetë nga minuta e parë në përballjen jetike ndaj Sllovakisë, kështu raporton gazeta e madhe italiane “Tuttosport”.

Gazeta në fjalë ka bërë një analizë për yllin e Kosovës para kësaj ndeshje vendimtare, duke përmendur faktin se kualiteti i anësorit është tepër i rëndësishëm për “Dardanët”.

Gjithnjë në bazë të raportit, Zhegrova ka gjasa reale të jetë nga minuta e parë, ndërsa ndër të tjera e cituan Franco Fodan si admiruesi më i madh i lojtarit.

“Kosova mund të ketë një ndikim shërimi te Zhegrova, i cili po vëzhgohet nga afër prej Fodas, admiruesi i tij më i madh. Ai pritet të nisë nga fillimi nesër mbrëma, me skuadrën ballkanike që synon një vend në finalen e play-offit të Kupës së Botës kundër Sllovakisë”.

“Është një ndeshje ‘bëjë ose vdis’, në të cilën kualiteti i Edonit mund ta bëjë dallimin”.

Përndryshe, “Tuttosport” shton se edhe e ardhmja te Juventusi mund të përmirësohet për Zhegrovën nëse e dëshmon kualitetin në këto dy ndeshje.

“E ardhmja te Juventusi gjithashtu varet nga kombëtarja. Për një lojtar kreativ si Zhegrova kjo nuk është e mjaftueshme. Paraqitjet për Kosovën mund të jenë informacion i shtuar për Spallettin, i cili kurrë nuk ka ndaluari së besuari te djaloshi i cili shfaqë shenja kampioni në stërvitje”.

Përndryshe, përballja mes Sllovakisë dhe Kosovës zhvillohet të enjten nga ora 21:00.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër