Ukraina nis sulme të mëdha ndaj Rusisë

Nga D. V.
387 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ukraina nisi qindra dronë ndaj objektivave në Rusi gjatë natës, tha sot Ministria ruse e Mbrojtjes, në atë që u përshkrua si sulmi më i rëndë ukrainas me dronë që nga fillimi i luftës.

”Një total prej 398 dronësh me distancë të gjatë u interceptuan mbi rajone të ndryshme ruse”, tha ministria.

Sulmet vijnë një ditë pasi Rusia nisi dy sulme të mëdha ndaj Ukrainës, me raketa, si dhe një numër rekord prej gati 950 dronësh luftarakë që shkaktuan vdekje dhe shkatërrime.

”Sulmet e fundit ukrainase ndaj Rusisë janë më të rëndat e regjistruara ndonjëherë që nga fillimi i luftës në shkurt 2022”, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Zyrtarët rusë konfirmuan të mërkurën se zjarre kanë shpërthyer në portin e Ust-Luga, një vend kyç për eksportet e naftës dhe gazit në detin Baltik, rreth 100 kilometra nga Shën Petërburgu.

Shtabi i Përgjithshëm ukrainas konfirmoi sulmet ndaj një terminali të gazit natyror të lëngshëm në Ust-Luga.

Ndërtesat u dëmtuan gjithashtu në ishullin baltik Kotlin, ku ndodhet një bazë kyçe detare e flotës baltike të Rusisë.

Një port në qytetin e Vyborg, i vendosur pranë kufirit finlandez, u sulmua gjithashtu dhe një anije akullthyese, që i përkiste Shërbimit të Rojës Kufitare Ruse, u raportua se u dëmtua.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër