Gecaj i LDK-së me letër publike ndaj Abdixhikut: Ju kemi dhënë mundësinë tri herë

Nga D. V.
633 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 qershor, Zhurnal.mk – Bajram Gecaj, një nga aktivistët e LDK-së, i është drejtuar me një letër publike kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Ai ka kërkuar nga i pari i LDK-së që të hap rrugë për një kapitull të ri në parti.

Në letrën e tij, ai ka treguar se kur filluan përçarjet në LDK dhe cilat ishin gabimet e Abidxhikut gjatë udhëheqjes së kësaj partie.

“Ne ju kemi mbështetur dhe ju kemi dhënë mundësinë tri herë, me përkushtim dhe pa rezerva. Tani ka ardhur koha që LDK-ja të hapet ndaj një kapitulli të ri dhe t’i japë mundësi një lidershipi tjetër për ta rikthyer partinë aty ku e meriton, në vendin e parë të skenës politike. Sepse një parti si LDK-ja nuk duhet të pajtohet kurrë me vendin e tretë”, ka shkruar ai nder të tjera në letrën e tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër