Shkup, 9 tetor, Zhurnal.mk – Komuna Qendër ka asfaltuar një pjesë të rrugës „Maxhir Maallo“ në lagjen me të njëjtin emër, në një sipërfaqe prej 352 metrash katrorë. Deri më tani, banorët e këtij segmenti lëviznin në një rrugë dheu, pa shtresë asfalti në pjesën e kalueshme të rrugës.
Përveç asfaltimit, është rregulluar edhe drenazhimi i rrugës, me qëllim që të mos ketë grumbullim të ujërave atmosferike në rrugë. Me këtë, banorët fitojnë kushte më të mira për lëvizje dhe qasje më të lehtë deri te shtëpitë e tyre.
„Nga nesër fillojmë me asfaltimin e një pjese të rrugës „Istarska“ në Novo Maallo. Këto ndërhyrje janë pjesë e planit më të gjerë për rikonstruksionin dhe rinovimin e rrjetit rrugor në Qendër, të cilin e premtova në program“, tha kryetari i komunës, Goran Gerasimovski.
Komuna Qendër vazhdon me rregullimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore, me qëllim që banorët të kenë rrugë më të sigurta dhe më të qasshme në lagjet e tyre.
